Flash

Shkak uji i kontaminuar, disa banorë shfaqen me shenja helmimi në Dibër

Lapsi.al 9 October 2024
Shkak uji i kontaminuar, disa banorë shfaqen me shenja helmimi në

Gjatë natës së mbrëmshme deri më tani në urgjencën e spitalit Rajonal Dibër janë paraqitur rreth 15 raste, ndërsa në pediatri rreth 10 raste me të njëjtat simptoma dhimbje barku dhe të vjella.

Zona nga ato vijnë furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Saponikës, ndaj dyshimet kryesisht janë te kontaminimi i ujit të pijshëm. Rreth 30 banorë të fshatrave Kastriot, Vakuf, Fushë Alie në Dibër, u paraqitën dje në spitalin e Dibrës me shenja helmimi, ndërsa situata po shkon drejt normalizimit.

Nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë marrë mostrat e ujit dhe kanë dalë analizat e para, ato mikrobike, të cilat kanë dalë pa ngarkesa. Ditën e sotme pritet të vijë përgjigjja e analizave bakterologjike të çuara për analizim në laboratorin kombëtar në Tiranë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot

Sot, më 09 tetor 2024, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.4 lekë dhe shitet me 90.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

09:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI