Flash

Protesta e opozitës/ Vihen në pranga dy persona, procedohen 5 të tjerë, mes tyre një i mitur

Lapsi.al 9 October 2024
Protesta e opozitës/ Vihen në pranga dy persona, procedohen 5 të

Policia e Tiranës vijon me arrestimet pas protestës që u mbajt më 7 tetor nga opozita. 49-vjeçari, Sokol Bushkolaj është arrestuar për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Gjithashtu edhe 47-vjeçari, Gentian Tuga është ndaluar nga policia për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Pesë persona të tjerë mes tyre një i mitur janë procedur penalisht për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik".

Një ditë pas protestës u arrestua një person, u proceduan tre zyrtarë të PD-së dhe u shpallën në kërkim 9 të tjerë.10 punonjës policie mbetën të dëmtuar, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital. Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 qytetarë (babë e bijë).

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot

Sot, më 09 tetor 2024, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.4 lekë dhe shitet me 90.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

09:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI