Flash

Kishin krijuar laborator kôkaine në Itali, arrestohet familja shqiptare

Lapsi.al 9 October 2024
Kishin krijuar laborator kôkaine në Itali, arrestohet familja

Pesë anëtarë të një familje shqiptare janë arrestuar në Itali pasi kishin krijuar një laborator të përgatitjes së drogës në shtëpi. Mësohet se në pranga kanë rënë prindrit dhe dy fëmijët, si dhe një mysafir që ndodhej në shtëpinë e tyre.

Prangat u janë vënë pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre në periferi të Fanos. Sapo mbërritën në banesë, policia zbuloi një laborator të vërtetë për përgatitjen dhe paketimin e kokainës. Gjithashtu në tavolinën e kuzhinës kishte tenxhere dhe pjata me gjurmë të qarta të lëndës narkotike, e përdorur për përzierjen e drogës me lëndë të tjera prerëse dhe një peshore precize e materiale të tjera për paketimin e dozave.

Një nga shqiptarët që ndodhej në kuzhinë tentoi të hiqte peshoren dhe materialet e tjera, ndërsa të tjerët u larguan lart duke hedhur nga dritarja disa mbështjellës kokaine të gatshme. Ushtarët gjetën nga kopshti 20 pako me nga 50 gramë kokainë, gjithsej një kilogram. Më pas të gjithë të pranishmit u arrestuan në mënyrë flagrante dhe tani janë në burg në Pesaro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI