Flash

Jennifer Lopez flet për gjendjen e saj pas ndarjes nga Affleck

Lapsi.al 9 October 2024
Jennifer Lopez flet për gjendjen e saj pas ndarjes nga Affleck

Jopez Lopez foli së fundmi për gjendjen e saj në muajt përpara se të dorëzonte kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Ben Affleck.

“Isha si, ‘Duhet të largohem dhe të jem vetëm. Dua t’i dëshmoj vetes se mund ta bëj këtë”, tha aktorja.. “Po, është e vështirë", u shpreh ajo në një intervistë për "Interview".

"Ndihem e vetmuar, e friksuar. Ndihem e trishtuar. Ndihem e dëshpëruar,” ndau ajo. "Por kur mendoj më thellë them: "Këto gjëra nuk do të më vrasin. Unë mund të jem e lumtur vetëm.

Të jesh në një lidhje nuk më përcakton mua. Nuk mund të kërkoj lumturinë tek njerëzit e tjerë. Unë duhet të kem lumturinë brenda vetes. Unë thoja se jam një person i lumtur, por ende kërkoja diçka që dikush tjetër ta plotësonte, dhe është thjesht si: "Jo, në të vërtetë jam mirë".

Jennifer Lopez pranoi gjithashtu se ndarja e saj nga Affleck pas dy vitesh martesë ka qenë një temë e nxehtë në shtyp gjatë muajve të fundit.

“Di  gjithçka që shkruhet dhe thuhet për mua, dhe të gjitha hamendjet se kush jam unë si person, nuk janë ajo që jam,” shtoi artistja. “Këtë e kam mësuar shumë kohë më parë. Dhe mediat sociale, për shkak se u shfaqën pasi kisha qenë në sy të publikut për një kohë, nuk e marr aq seriozisht si gjithë të tjerët.

“E di që jam njeri i mirë. E di që jam një nënë e mirë. E di që miqtë e mi e dinë se kush jam, nëna ime, babai im", vazhdoi Lopez. “Nëse shpresoni të keni një karrierë të gjatë, duhet të mësoni se si të merreni me atë pjesë të biznesit. Disa njerëz do t'ju duan dhe disa nuk do t'ju kuptojnë, dhe disa njerëz thjesht duan t'ju urrejnë  dhe asgjë nga këto nuk ka vërtet rëndësi."

 

 

Të këshilluara

Sean "Diddy" Combs kërkon lirimin nga burgu

Ekipi ligjor i Sean "Diddy" Combs ka paraqitur një apel të tretë për lirim paraprak në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Dytë, ka mësuar P...

16:54

Kanye West dhe Bianca Censori drejt ndarjes?

Kanye West dhe Bianca Censori thuhet se po shkojnë drejt divorcit pas më pak se dy vitesh martesë. Sipas TMZ  themeluesi i Yeezy dhe Bianca i kanë thënë rret...

15:14

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI