Flash

Irena Gjoka i heq sekuestron pronave të ndërtuesit Armand Lilo

Lapsi.al 9 October 2024
Irena Gjoka i heq sekuestron pronave të ndërtuesit Armand Lilo

Gjykata e Posaçme ia ka kthyer 5 pasuritë e sekuestruara kompanisë “Arlis Ndërtim” me pronari Armand Lilon që ishin porositur nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij, për të cilat kishin paguar 1 milion e 300 mijë euro.

Sipas të dhënavë Shoqëria “Arlis” Ndërtim kishte kërkuar revokimim e pjesshëm të vendimit nr 19 për sekuestron e pronave të Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij për këto prona.

Ishte gjykatësja Irena Gjoka që hoqi nga sekuestro këto pasuri që ishin me kontratë porosie nga Ish-shefi i Operacionales i akuzuar për shpërdorim detyre, tek shoqëria e Armand Lilos. Çështja ishte kundërshtuar në Gjykatë nga avokati i kompanisë “Arlis”. SPAK nuk kishte kundërshtime.

Por sipas vendimit paratë që kompania kishte marrë nga Bistri dhe familjarët, i kalojnë Drejtorisë së Administrimit të Aseteve të Pasurive të Sekuestruara, ndërsa apartamentet dhe dyqanet i kthehen shoqërisë “Arlis”.

SPAK ra në gjurmët e pronave gjatë verifikimeve në fazën hetimore ku rezultoi sipas saj se, pronat ishin si pjesë e pasurisë së drejtuesit të policisë dhe familjarëve të tij, dhe për këtë mori masën e sekuestros së 10 apartamenteve e 22 dyqaneve, 1 vile sipërfaqe trualli 200m2, një garazh dhe një automjet tip Range Rover viti 2012 me vlerë 3.1 milion euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI