Flash

Dosja "5D"/ Thirret në SPAK drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës

Lapsi.al 9 October 2024
Dosja "5D"/ Thirret në SPAK drejtori i Ujësjellës

Ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme është thirrur drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Elton Kacidhja. Sipas raportimeve, Kacidhja është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen në bashki. Ai konsiderohet si krahu i djathtë dhe njeriu më i afërt i Veliajt në punët e tij të bashkisë. Gjithashtu thuhet se ai është thirrur herët në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të shmanget prania e mediave.

Aktualisht tre ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot

Sot, më 09 tetor 2024, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.4 lekë dhe shitet me 90.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

09:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI