Flash

Dënim me burg për 1 vit/ Salianji bën një tjetër kërkesë drejtësisë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit

Lapsi.al 9 October 2024
Dënim me burg për 1 vit/ Salianji bën një tjetër

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ka bërë një tjetër kërkesë drejtësisë, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit. Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje te ekzekutimit të dënimit me burg.

Kërkesa është depozituar më 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.

Salianji që mbahet i izoluar në burgun e Fierit pritet të përfaqësohet nga avokatët dhe sipas informacioneve nuk do të jetë i pranishëm në seancë. Tashmë shpresa e Salianjit që e cilëson dënimin e tij politik mbetet gjykata e lartë e cila më datën 15 tetor do të shqyrtojë kërkesën për pezullimin e dënimit me burg.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot

Sot, më 09 tetor 2024, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.4 lekë dhe shitet me 90.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

09:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI