Flash

Debatet e ashpra mes Vokshit dhe socialistëve mbajnë pezull Komisionin Hetimor për Sterilizimin

Lapsi.al 9 October 2024
Debatet e ashpra mes Vokshit dhe socialistëve mbajnë pezull

Për më shumë se një orë mbledhja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin vijon me debate mes kryetares Albana Vokshit dhe anëtarëve socialistë.

Mbledhja ka nisur fillimisht nga mazhoranca, ndërsa pasi Vokshi ka hyrë në sallë ka kërkuar që mbledhja të rinisë dhe të hapet nga ajo në cilësinë kryetares.

Nënkryetari Plarent Ndreca ka këmbëngulur se mbledhja duhet të vazhdojë ashtu siç nisi dhe dëshmitari i thirrur të japë deklaratën e tij. Ndërkohë deputetët e tjerë të opozitës nuk janë lejuar të futen në sallë nga Garda.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Se prishim dot infeksionin se infeksioni i vjedhjes dhe korrupsionit ju ka zënë. Mbledhja nuk fillon pa dalë dëshmitari.

Metaj: Shumë e spikatur me shkuljen e mikrofonave…

Vokshi: Merr një kapele polici nga ato që prokuroi ky 300-400 euro. Vër një kapele o Ilir, nga ato që ky ka prokuruar. Shko dhe në Vlorë, dil çik te lungomare përmbytu pastaj hajde.

Ndreca: Do bëj kërkesë të bashkohesh me shokun tënd Gazin. Hajde në Gjykatë. Vazhdo flit. Bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyete shokun tënd Gazin.

Vokshi: Për mllefin tënd personal. Ti kujton se duke drejtuar këtë do mbulosh abuzimet.

Metaj: Bashkë me mikrofonat shkulët dhe pikën e fundit të dinjitetit.

Vokshi: Pa kryetaren nu ke nis dot. Lexo ligjin. Po të kishe lexuar mirë ligjin nuk do vije firmat. Se ti ke vënë firmat pa lexuar mirë ligjet. Ti do ta hash o ditëzi.

Ndreca: Imagjino të kesh më shumë pushtet ti? Ti ke fjalën dhe çfarë bën.

Vokshi: Kur do shkosh prapë në SPAK.

Ndreca: Sa herë të më thërrasin. Ju që i thoni lavire bulevardi Prokurores së Përgjithshme ku do shkoni.

Vokshi: Kapelet, kapelet.

Ndreca: A keni shtyllë kurrizore? Do shkoj sa herë të më thërrasin sepse e kemi krijuar ne, që të shkojmë të gjithë atje. Ju që i thoni lavire bulevardi Prokurores së Përgjithshme çfarë morali keni ju të flisni për drejtësinë. Ju që i thoni organizatë kriminale SPAK-ut.

Vokshi: Sa të përmenda SPAK-un e humbe qetësinë. Qetësohu! Kur do shkoh herë tjetër. Ky komision nuk i zgjidh dot hallet e tua personale.

Ndreca: Nuk kam asnjë hall personal. Shkoj shumë i qetë sepse e di çfarë kam bërë. Ku ke moral politik të flasësh për Kushtetutën. Ti mban molotovin në xhep.

Vokshi: Ai molotovi është mesazhi i parë që i jepet Edi Ramës, gjithë ministrave që janë bërë palë më krimin dhe korrupsionin. Mos mendoni se do na shkelni me këmbë, se do uzurponi komisionet. Është radha jonë, do i përgjigjemi interesit të qytetarëve.

Ndreca: Me 4 mijë veta dashkeni me marrë pushtetin.

Vokshi: Do ta hap unë mbledhjen.

Ndreca: Mbledhja është hapur. Do ta drejtosh, drejtoje!

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot

Sot, më 09 tetor 2024, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Dollari amerikan blihet me 89.4 lekë dhe shitet me 90.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në...

09:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI