Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Lapsi.al 8 October 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë vranësira disi më të dukshme në të gjithë vendin, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Deri në mesditë republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta duke sjellë vetëm momente me pika shiu, në zonat veriore – veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e MV. Herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta më të theksuara në zonat në kufi me Shqipërinë, por nuk priten reshje. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të pësojnë rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare paradites, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi jugor.

Europa

Gadishulli Apenin dhe Europa qendrore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me vranësira të dendura dhe reshje shiu paraqitet Britania e Madhe dhe Europa veriore, ku reshjet herë pas here do të jenë në formë shtrëngate. Ndërsa Europa lindore dhe pjesa me e madhe e pellgut të Mesdheut priten të jenë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI