Flash

Jepet verdikti/ Gjykata e Lartë në Kroaci: Komunikimet në Sky ECC janë prova ligjore

Lapsi.al 8 October 2024
Jepet verdikti/ Gjykata e Lartë në Kroaci: Komunikimet në Sky ECC

Gjykata e Lartë Penale në Kroaci ka nxjerrë një vendim përfundimtar që konfirmon se komunikimet “Sky ECC” janë prova ligjore, të cilat mund të përdoren në procedimet penale në sistemin gjyqësor.

Sipas Slobodna Dalmacija, vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë Penale më në fund ka marrë një qëndrim ligjor për çështjen që shqetëson prej muajsh të gjithë ata që ndodhen pas hekurave në Kroaci në kuadër të organizatave të ndryshme kriminale dhe që u arrestuan pas analizës së komunikimeve të kryera përmes aplikacionit të koduar SKY ECC.

“Të gjithë shpresonin që provat e mbledhura nga USKOK bazuar në analizën e komunikimit të bërë nga anëtarët përmes aplikacionit të koduar “SKY ECC”, i cili ishte marrë me urdhra hetimor europian nga autoritetet franceze, do të shpalleshin të paligjshme”, shkruan Slobodna Dalmacija.

Vendimi përfundimtar konfirmoi vendimin e mëhershëm të gjyqtarit hetues të Gjykatës së qarkut të Splitit, i cili në shkurt të këtij viti i shpalli të ligjshme provat e mbledhura nga USKOK bazuar në analizën e komunikimit të kryer nga anëtarë të organizatës ndërkombëtare të drejtuar nga i arrestuari, sipërmarrësi i ndërtimit Nenadom Petrakom nga Zagrebi nëpërmjet aplikacionit të koduar “SKY ECC” , i cili gjithashtu ka punuar ngushtë me klanin “Kavac” malazez.

Pas marrjes së aktgjykimit përfundimtar se “Sky ECC” është provë ligjore, USKOK javën e kaluar ngriti aktakuzë kundër organizatës kriminale të Nenadom Petrakom, i cili në fund të vitit të kaluar u arrestua në Turqi dhe më pas u ekstradua te autoritetet kroate.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI