Flash

Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: S'ka kthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri

Lapsi.al 7 October 2024
Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: S'ka

"Jo rikthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri. Jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës”.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

“Dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë, në fakt ka qenë po ashtu për një masë të madhe të tyre, pastrim i elementit kriminal në atë zonë. As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Aleksandar Vuçiçit që ish-policët të kthehen në radhët e policisë së Kosovës. Kjo jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të republikës së Kosovës”, ka thënë ai sot në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Dorëheqjen e një mase të policëve nga komuniteti serb, Sveçla e ka quajtur pastrim të elementit kriminal në veri.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë. Një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 90.5 lekë. F...

09:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI