Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shifrat/ Një vit luftë shkatërruese e Izraelit në Gazë

Lapsi.al 7 October 2024
Shifrat/ Një vit luftë shkatërruese e Izraelit në Gazë

Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të bombardimeve në historinë moderne në Rripin e Gazës.

Nisi vetëm disa orë pasi Hamasi - grup palestinez që kontrollon Gazën, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja - kreu një sulm të paprecedentë kundër Izraelit më 7 tetor të vitit 2023 - më vdekjeprurësin në historinë e këtij vendi. Qëllimi i Izraelit për të shkatërruar Hamasin, pasoi me dëme të mëdha për civilët dhe infrastrukturën në Gazë - njërën prej zonave më të populluara në botë.

Të vrarët

Më 7 tetor, Hamasi kreu një sulm disaorësh ndaj Izraelit nga Gaza. Izraeli tha se 1.139 persona u vranë, përfshirë 685 civilë izraelitë dhe 71 të huaj.

Hamasi po ashtu mori 251 pengje izraelite. Pothuajse gjysma e tyre janë liruar, disa janë shpëtuar e të tjerë janë liruar nga Hamasi. Pak më shumë se 100 nga pengjet besohet se janë në Gazë, ndërkaq të tjerët besohet se kanë vdekur. Disa u vranë pa dashje gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Izraeli tha se 346 ushtarë të tij janë vrarë gjatë ofensivës tokësore në Gazë, të cilën e nisi disa javë pasi nisi sulmet ajrore ndaj enklavës.

Mbi 41.000 palestinezë u vranë në Gazë që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë, të drejtuar nga Hamasi.

Shumica besohet se ishin civilë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre fëmijë, të cilët përbënin pothuajse gjysmën e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha në prill se “çdo 10 minuta, një fëmijë vritet ose plagoset” në Gazë. Fëmijët, tha ai, “po paguajnë në mënyrë joproporcionale çmimin në këtë luftë”. Numri i të vrarëve besohet të jetë edhe më i lartë.

Mbi 10.000 njerëz besohet se janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të banimit në Gazë, sipas OKB-së.

Mbi 700 palestinezë, përfshirë më shumë se 150 fëmijë, u vranë gjithashtu në Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Forcat izraelite u akuzuan për përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse gjatë të shtënave fatale kundër palestinezëve, përfshirë edhe ekzekutimin e qëllimshëm të palestinezëve që nuk përbënin kërcënim të dukshëm për sigurinë.

Sipas OKB-së, Izraeli ka shkatërruar mbi gjysmën e të gjitha strukturave në Rripin e Gazës. Rreth 360 mijë njësi të tjera banimi janë dëmtuar.

Shkatërrimi i infrastrukturës së Rripit të Gazës nga Izraeli. Imazhet satelitore tregojnë se së paku 53 shkolla janë shkatërruar që nga fillimi i konfliktit. Izraeli thotë se shënjestron infrastrukturën dhe ndërtesat e “terrorit” në Gazë dhe akuzon Hamasin se përdor civilët si mburojë njerëzore.

Të plagosurit në luftë

Sulmet tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë plagosën mbi 95.000 palestinezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Së paku një e katërta e tyre përballen me lëndime që ua ndryshuan jetën, si amputime dhe rehabilitim i gjatë, tha OBSH-ja.

Vrasja e punonjësve të mediave dhe të ndihmës

Së paku 116 gazetarë dhe punonjës të mediave u vranë në Gazë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Së paku pesë gazetarë ishin shënjestër e drejtpërdrejtë e forcave izraelite dhe organizata mbikëqyrëse e mediave me bazë në Nju Jork i klasifikoi ato si vrasje.

Shifrat e bënë luftën e Izraelit në Gazë konfliktin më vdekjeprurës ndonjëherë për gazetarët.

Gjatë punës në terren u vranë edhe punonjës të ndihmës. Sipas OKB-së, numri i tyre është mbi 250.

Kriza humanitare në Gazë

Pothuajse e gjithë popullata e Rripit të Gazës përballet me uri, për shkak të mungesës së jashtëzakonshme të ushqimit, sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore.

Organizata Human Rights Watch tha në dhjetor se Izraeli përdor vdekjen nga uria si armë lufte në Rripin e Gazës.

Palestinezët e zhvendosur brenda vendit Më shumë se 85 për qind e banorëve të Gazës, ose mbi 1.9 milion njerëz u zhvendosën nëpër enklavë deri në fund të vitit 2023, sipas OKB-së./ REL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI