Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 7 October 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Deri në mesditë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë nuk priten reshje. Ndërsa në orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira të shpeshta vetëm zonat përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që e njëjta situatë meteorologjike të na shoqërojë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shenohet në Elbasan dhe Cërrik. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës, ku më të theksuara priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 19°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së hënë do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e MV. Kjo situatë do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Ohër deri në 21°C vlera më e lartë në Shkup. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Skandinav dhe ishujt britanikë duke bërë që vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe përmbytje lokale. Po ashtu, alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga vranësira dhe shira konvektivë, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI