Flash

Pamela Anderson: Kam vuajtur nga depresioni pas "Baywatch"

Lapsi.al 7 October 2024
Pamela Anderson: Kam vuajtur nga depresioni pas "Baywatch"

Pamela Anderson beson se ajo vuajti nga depresioni për "nja dy dekada". Aktorja foli për jetën dhe karrierën e saj gjatë një paraqitjeje në Festivalin e Filmit të Cyrihut në Zvicër, ku u nderua me çmimin Golden Eye Award të shtunën.

Anderson zbuloi se ajo mezi kujton shumë nga jeta e saj  pasi u bë e famshme në shfaqjen televizive "Baywatch".

“E shikoj tani dhe më duket sikur shkova nga “Baywatch” në Broadway. Nuk e di se çfarë ndodhi në mes. Është e gjitha një turbullirë e madhe,” tha ajo, sipas Variety. “Jam e lumtur që jam këtu, në këtë moment, sepse mendoj se kam pasur depresion për disa dekada.”

Anderson bëri debutimin e saj në Broadway në 2022 duke luajtur Roxie Hart në "Chicago" dhe ajo ka vazhduar të marrë një sërë rolesh në film, duke përfshirë "The Last Showgirl", "Rosebush Pruning" dhe një rol në "Naked Gun". Aktorja  shpjegoi se është e emocionuar që është sërish e zënë me punë dhe beson se dokumentari i saj i Netflix i vitit 2023, "Pamela, a Love Story", ndihmoi në rigjallërimin e karrierës së saj.

Ajo shtoi: “Gjithmonë e kam ditur se jam e aftë për më shumë. Është e mrekullueshme të jesh pjesë e kulturës pop, por është një bekim dhe një mallkim. Njerëzit bien në dashuri me ju për shkak të rrobave të banjës. Ka kaluar shumë kohë, por unë jam këtu”. Pamela i tha më parë Collider: “Unë mendoj se koha është gjithçka. Mendova se nuk do të kisha mundësi të bëja diçka të tillë.

Të këshilluara

Hetuesja: Diddy ka gisht në vrasjen e Tupac

Hetuesja e skenës së krimit të Tupac Shakur, Sheryl McCollum beson se Sean "Diddy" Combs është i lidhur me vrasjen e reperit në vitin 1996 dhe antentatin e tij ...

14:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI