Flash

Nëna e Diddy-t: Djali im nuk është përbindëshi që ju e bëni

Lapsi.al 7 October 2024
Nëna e Diddy-t: Djali im nuk është përbindëshi që

Nëna e Diddy-t ka mbrojtur djalin e saj, i cili po përballet me një sërë akuzash për abuzim seksual dhe trafikim njerëzor. Përmes avokates së saj,Janice Combs u shpreh:

“Djali im nuk është përbindëshi që e bëni dhe ai meriton të ketë një mundësi të tregojë anën e tij të historisë. Më thyhet zemra kur e shikoj djalin tim duke u gjykuar jo për shkak të së vërtetës, por për shkak të një historie që u krijua mbi gënjeshtra. Si çdo qenie njerëzore, djali im e meriton të dalë në gjykatë dhe të paraqet anën e tij për të provuar pafajësinë”.

Janice deklaron: “Ndonjëherë, e vërteta dhe një gënjeshtër ndërthuren aq ngushtë sa bëhet e tmerrshme të pranosh një pjesë të historisë, veçanërisht kur ajo e vërtetë është jashtë normës ose është shumë e ndërlikuar për t’u besuar. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ekipi ligjor civil i djalit tim vendosi të zgjidhë padinë e ish-të dashurës në vend që ta kundërshtojë atë deri në fund, duke rezultuar në një efekt rikoshet pasi qeveria federale e përdori këtë vendim kundër djalit tim duke e interpretuar atë si një pranim fajësie”

Mamaja e Diddy iu referua pamjeve të vitit 2016 të publikuara nga CNN në të cilat Diddy shihej duke dhunuar  ish partneren, Cassie në një hotel në Los Anxhelos. Artistja paditi reperin në nëntor 2023 për sulme seksuale dhe abuzime fizike mbi 10 vjet. Diddy i mohoi akuzat dhe padia u zgjidh brenda një dite.

 

Të këshilluara

Hetuesja: Diddy ka gisht në vrasjen e Tupac

Hetuesja e skenës së krimit të Tupac Shakur, Sheryl McCollum beson se Sean "Diddy" Combs është i lidhur me vrasjen e reperit në vitin 1996 dhe antentatin e tij ...

14:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI