Flash

Arrin në 20 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnjë

Lapsi.al 7 October 2024
Arrin në 20 numri i të vdekurve nga përmbytjet në

Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja në fshatin Donja Jablanica të dielën pas përmbytjeve më vdekjeprurëse të Bosnjës në vite që goditën vendin ballkanik të premten.

Autoritetet lokale thonë se numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në 20, 15 prej të cilëve në zonën e Jabllanicës, 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës.

Për shkak të përmbytjeve të së premtes, një gurore mbi Donja Jabllanicë u shemb dhe rrënojat mbuluan shtëpi dhe makina në fshat.

Përmbytjet pasojnë një thatësirë të pashembullt të stinës së verës, e cila shkaktoi tharjen e shumë lumenjve dhe liqeneve dhe dëmtoi bujqësinë dhe furnizimin me ujë të zonave urbane në të gjithë Ballkanin dhe pjesën më të madhe të Evropës.

Meteorologët thanë se ndryshimet ekstreme të motit mund t'u atribuohen ndryshimeve klimatike. Ekipe shpëtimi nga vendet fqinje dhe te BE-se u janë bashkuar përpjekjeve të shpëtimit në Bosnje./VOA

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Deri në mesditë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veri...

07:39

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI