Flash

Aksidentoi për νdekje një këmbësor, arrestohet shoferi 19-vjeçar në Klos

Lapsi.al 7 October 2024
Aksidentoi për νdekje një këmbësor, arrestohet shoferi

Policia e Dibës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dje aksidentoi për vdekjen një këmbësor në fshatin Suç të bashkisë Klos.

41-vjeçari u përplas për vdekje në rrugën e fshatit Kurdari pak metra larg kishës së fshatit. Përplasja ka qenë e fortë teksa e ka zhvendosur disa metra larg 41-vjeçarin duke e nxjerrë jashtë rrugës dhe si pasojë ka humbur jetën. Automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ergis Selimi, 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.1 lekë. Një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 90.5 lekë. F...

09:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI