Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Katastrofa e përmbytjeve në Bosnje-Hercegovinë, vijojnë kërkimet për viktima të mundshme

Lapsi.al 6 October 2024
Katastrofa e përmbytjeve në Bosnje-Hercegovinë, vijojnë

Kryepeshkopi i dioqezës së kryeqytetit boshnjak të Vrhbosna, Tomo Vuksic, kujtoi viktimat e përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë. "Tragjedia e madhe” që goditi shtetin ballkanik para fundjavës dhe kushtoi të paktën 18 jetë, shkaktoi edhe dëme të mëdha, tha kleriku katolik, përcjell "Radio Sarajevo”. Vuksic shprehu "solidaritetin e tij të thellë dhe vëllazëror" me viktimat dhe njoftoi mbështetjen nga kisha.

Oficerët e mbrojtjes civile në kërkim

Në Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë kërkimet për viktima të mundshme nga përmbytjet dy ditët e fundit. Fshati malor Jabllanicë, rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit është më i godituri. Shiu i dendur dhe stuhitë shkaktuan dëme, dherat varrosën shtëpitë nën vete. Gurët që dëmtuan mendohet se kanë ardhur nga një gurore sipër. Pamjet treguan se si vetëm minarja e një xhamie dilte jashtë ujit.

Ndërkohë, autoritetet korrigjuan numrin e përgjithshëm të viktimave nga origjinali 18 në 16. Disa raste janë regjistruar gabimisht disa herë, tha Nermin Nikshiq, kreu i qeverisë së Bosnje-Hercegovinës.

Stuhi të forta dhe reshje të dendura përmbytën disa qytete boshnjake duke shkaktuar rrëshqitje dheu. Disa lumenj dolën nga shtrati duke përmbytur rrugët dhe duke shkatërruar zonat e banuara./ DW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI