Flash

Të paktën 21 viktima nga stuhia shkatërrimtare në Bosnien qendrore

Lapsi.al 5 October 2024
Të paktën 21 viktima nga stuhia shkatërrimtare në Bosnien

Shirat e furishëm që përfshinë papritur dje zonat qendrore të Bosnie Herzegovinës kanë shkaktuar 21 viktima. Të tjerë njerëz mbeten të humbur. Shumë rezidentë të Donja Jablanica dhe fshatra të tjerë në zonat qendrore të vendit po kërkojnë për të humburit.

Shirat e rëndë shkaktuan përmbytje dhe rrëshkitje dheu në zonën e Jablanicës, rreth 60 km në jugperëndim të kryeqytetit Sarajeva. Stuhia vrasëse e natës prishi rrugë, hekurudha e ura, duke bllokuar kalimet me mbetjet e duke lënë komunitetet të izoluar.

“Ka akoma fshatra në zonë që nuk mund të arrihen prej bllokimit të kalimeve, nuk e dimë çfarë do të gjejmë aty”, tha një zyrtar i agjencisë së emergjencave .

Shumë shtëpi në Donja Jablanica janë të varrosura nga mbetjet, çka u përkeqësua dhe nga gurët që stuhia e tmerrit përfshiu nga një gurore mbi fshat.

Te tjera fshatra kanë raportuar viktima, numri i të vilave tragjikisht pritet të rritet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI