Flash

Në kërkim për lëndë narkotike, 33-vjeçari arrestohet sapo tenton të hyjë në Shqipëri

Lapsi.al 5 October 2024
Në kërkim për lëndë narkotike, 33-vjeçari

Një 33-vjeçar, në kërkim nga policia e Pukës për kultivim të bimëve narkotike, është kapur teksa tentonte të hynte në Shqipëri. 33-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dedaj, në njësinë administrative Qelëz.

"Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Komisariatit të  Policisë Pukë, për një shtetas të shpallur në kërkim i cili do të hynte në Shqipëri nga  PPK  Qafë Morinë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Policinë Kufitare, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi 33 vjeç, banues në Pukë.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI