Flash

Spak kërkon 1.5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Lapsi.al 4 October 2024
Spak kërkon 1.5 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës,

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet të cilin nuk e ka deklaruar.

Ish Kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai rikthehet në burg për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI