Flash

Skandali me bamirësitë, mbyllen hetimet për Chiara Ferragni

Lapsi.al 4 October 2024
Skandali me bamirësitë, mbyllen hetimet për Chiara Ferragni

Prokuroria e Milanos ka mbyllur hetimet ndaj Chiara Ferragni-t dhe personave të tjerë të përfshirë në skandalin e kompanisë "Balocco" dhe vezëve të Pashkëve “Dolci Preziosi”.

"Chiara beson te pafajësia e saj dhe fakti se gjithçka do të sqarohet së shpejti,” thanë avokatët e influencueses, Giuseppe Iannaccone dhe Marcello Bana.

“Ne besojmë se kjo çështje nuk ka asnjë rëndësi penale dhe se aspektet e diskutueshme tashmë janë trajtuar dhe zgjidhur brenda kompanisë "Agcom". Ne do të nisim diskutimet me prokurorët sa më shpejt të jetë e mundur dhe jemi të bindur në një rezultat pozitiv të kësaj çështjeje.”

Historia u bë publike në dhjetor, ku në mediat italiane dolën disa fakte në lidhje me mashtrimin me fushatën e bamirësisë mes Chiara-s dhe kompanisë “Balocco”, e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila.

AGCM deklaroi se reklamat i mashtronin konsumatorët të mendonin se duke blerë tortën, ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për kërkimin e kancerit të kockave në një spital në Torino, dhe gjithashtu se Ferragni po bënte donacione.

Balocco kishte bërë një pagesë 50,000 euro në spital disa muaj përpara se të hidhte në treg pandoro ‘Ferragni’, kështu që shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në donacionet e bamirësisë, tha rregullatori.

Ai shtoi se kompanitë e lidhura me Chiaran që ajo sanksionoi nuk i dhanë para spitalit të Torinos, pavarësisht se morën më shumë se 1 milion euro për iniciativën e markës dhe për aktivitetet e ndërlidhura promovuese./Lapsi.al

Të këshilluara

Angelina Jolie konfirmon romancën e re

Angelina Jolie, së fundmi ka konfirmuar romancën me reperin Akala. Sipas Daily Mail, Akala u pa duke marrë pjesë në një festë që aktorja organizoi për kompan...

16:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI