Flash

Sherr mes të rinjve në Tiranë, përfundon në spital 14-vjeçari

Lapsi.al 4 October 2024
Sherr mes të rinjve në Tiranë, përfundon në spital

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në Tiranë. Sipas policisë sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. Një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar.

15-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve. Ndërsa autoritetet kanë nisur një procedim penal edhe për një 16 vjeçar pasi nuk ka kallëzuar krimin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI