Flash

Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët

Lapsi.al 4 October 2024
Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’,

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu kanë përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Lezhës. Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoj nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.

Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Në këto lagje është shënuar prezencë uji në 3 banesa dhe disa garazhe.

Ndërkohë në zonën e Zadrimës janë dhjetëra hektarë sipërfaqe tokë bujqësore të përmbytura. Bashkia e qytetit të Lezhës po ndërhyn për zhbllokimin e sistemit të kanalizimeve. Sakaq bëhet me dije se si pasojë e reshjeve të shiut, ka rritje të prurjeve në lumin Drin, niveli i të cilit është 30-40 cm poshtë pikës kritike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI