Flash

Abuzimi me fondet e BE-së/ Ish-ministri Beqaj mbetet në burg

Lapsi.al 4 October 2024
Abuzimi me fondet e BE-së/ Ish-ministri Beqaj mbetet në burg

Ish-drejtori i Agjencisë Saspac, Ilir Beqaj, së bashku me Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollajn, do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në burg,” vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Beqaj, Kurtulaj dhe Elton Marini kërkuan zëvëndësim të masës së sigurisë, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të Fondeve të Bashkimit Europian.

Kjo çështje, përvec Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Gazmend Haxhia dhe Elton Martini, GJKKO miratoi masën “arrest në shtëpi”. Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën “detyrim paraqitje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI