Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Tradhti brenda Hezbollahut? Khamenei paralajmëroi Nasrallah të largohej nga Libani përpara se të vritej

Lapsi.al 3 October 2024
Tradhti brenda Hezbollahut? Khamenei paralajmëroi Nasrallah të

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah të largohej nga Libani disa ditë përpara se të vritej.

Lajmi është bërë publik nga agjencia e lajmeve Ruters e cila citon tre burime iraniane.

Në bazë të informacioneve të Reuters Irani tani është thellësisht i shqetësuar për infiltrimin izraelit në rangjet e larta të qeverisë në Teheran.

Menjëherë pas sulmit ndaj krerëve të Hezbollahut, Khamenei dërgoi një mesazh, me një të dërguar, duke i bërë thirrje Nasrallahut të largohej nga vendi, duke cituar raportet e inteligjencës pasi Izraeli kishte agjentë brenda Hezbollahut dhe planifikonte ta vriste atë, i tha Reuters një zyrtar i lartë iranian.

I dërguari, tha zyrtari, ishte një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane, gjeneral brigade i cili ishte me Nasrallah në bunkerin e tij kur u godit nga bombat izraelite dhe gjithashtu u vra.

Frika e Iranit për sigurinë e Khameneit dhe humbjen e besimit, si brenda Hezbollahut, ashtu edhe në Irani dhe mes tyre, u shfaqën në bisedat me 10 burime për këtë çështje, të cilët përshkruan një situatë që mund të komplikojë funksionimin efektiv të aleancës së Boshtit të Rezistencës të Iranit.

Vdekja e Nasrallah ka nxitur autoritetet iraniane të hetojnë tërësisht infiltrimin e mundshëm brenda radhëve të Iranit, nga Garda Revolucionare e fuqishme te zyrtarët e lartë të sigurisë, tha një zyrtar i dytë i lartë Iranian, citon Reuters. Ata janë veçanërisht të fokusuar tek ata që udhëtojnë jashtë vendit ose kanë të afërm që jetojnë jashtë Iranit, tha zyrtari i parë.

Teherani filloi të dyshonte për disa anëtarë të Gardës që kishin udhëtuar për në Liban, tha ai. Shqetësimet u ngritën kur njëri prej këtyre individëve filloi të pyeste për vendndodhjen e Nasrallah, veçanërisht duke pyetur për sa kohë ai do të qëndronte në vende specifike, shtoi zyrtari.

Zyrtari i dytë tha se vrasja ka përhapur mosbesim midis Teheranit dhe Hezbollahut, dhe brenda Hezbollahut.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI