Flash

Shawn Mendes sqaron raportin e tij me Camila Cabello

Lapsi.al 3 October 2024
Shawn Mendes sqaron raportin e tij me Camila Cabello

Camila Cabello do të jetë gjithmonë e veçantë për Shawn Mendes.

Pavarësisht se dyshja i dhanë fund romancës së  tyre pas dy vitesh në vitin 2021 - dhe përsëri në 2023 pas një pajtimi të shkurtër - artistët kanë mbajtur një marrëdhënie të mirë. Dhe ky fakt u theksua pas paraqitjes së fundit të Shawn në Jay Shetty Podcast, ku ai diskutoi për ndarjen, duke thënë se dyshja kishin ruajtur  "dashurinë për njëri-tjetrin".

Kështu, kur një përdorues në X, dikur Twitter, ndau mendimet e tij për intervistën, duke vënë në dukje në një mesazh të 1 tetorit, "Ata nuk tallen me ndjenjat e njëri-tjetrit", Shawn u përgjigj të nesërmen, duke shkruar, "Jo ne nuk e bëjmë këtë gjë."

Sidoqoftë, komenti la disa fansa të hutuar, me një shkrim: "Më duket se duhet të sqaroni se çfarë donit të thonit me postimin tuaj të fundit në Twitter,  që publiku i gjerë dhe fansat e Camila-s të mos i keqintepretojnë fjalët tuaja."

Dhe Shawn ishte i lumtur të shpjegoi duke shkruars e ai shpresonte të sqaronte natyrën e marrëdhënies së tij aktuale me Camila-n përpara se të thoshte se përgjigja e tij "erdhi pasi ai  ishte pak i mërzitur me të gjitha aludimet e muajve të fundit rreth raportit të  tyre".

Për sa i përket marrëdhënies së tij me Camila-n, ai e zgjeroi atë me Jay, duke shpjeguar se romanca ishte "brutale" dhe në fund, ata vendosën që  nuk ishte domosdoshmërisht e thënë të ishin çift.

"Dashuria është shumë, por partneriteti është më shumë se dashuria dhe mendoj se ka të bëjë shumë me mënyrën se si e mbështesni njëri-tjetrin në jetën tuaj të përditshme dhe të jeni vërtet të sinqertë për atë që jeni," tha ai gjatë podcastit.  E ndërsa Cabello mund të mos jetë më e dashura e tij, Mendes rrëfeu se të dy ende i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit herë pas here./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Angelina Jolie konfirmon romancën e re

Angelina Jolie, së fundmi ka konfirmuar romancën me reperin Akala. Sipas Daily Mail, Akala u pa duke marrë pjesë në një festë që aktorja organizoi për kompan...

16:45

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E ftuar në "Jimmy Kimmel Live!" të martën mbrëma, 13-herë ...

20:01

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI