Flash

Seanca plenare/ Garda ndalon te dera 24 deputetët e PD-së

Lapsi.al 3 October 2024
Seanca plenare/ Garda ndalon te dera 24 deputetët e PD-së

Deputetët e Partisë Demokratike shkuan herët sot në kuvend për të hyrë në seancë, por kanë gjetur përballë gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00.

Sot hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave në seancën parlamentare të 30 shtatorit 2024.

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare e cila pritet të mos jetë normale për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit dhe burgosjes me 1 vit të Ervis Salianjit me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

24 deputetët e PD të përjashtuar:

1.Gazment Bardhi - 60 ditë i përjashtuar

2.Flamur Noka - 60 ditë i përjashtuar

3.Bledion Nallbati - 60 ditë i përjashtuar

4.Edi Paloka - 10 ditë i përjashtuar

5.Saimir Korreshi - 40 ditë i përjashtuar

6.Lefter Gështenja - 40 ditë i përjashtuar

7.Luan Baçi - - 40 ditë i përjashtuar

8.Agron Gjekmarkaj - 40 ditë i përjashtuar

9.Dhurata Çupi - - 40 ditë i përjashtuar

10.Xhelal Mziu - 40 ditë i përjashtuar

11.Ina Zhupa - 40 ditë i përjashtuar

12.Zheni Gjergji - 40 ditë i përjashtuar

13.Helidon Bushati - 40 ditë i përjashtuar

14.Lindita Metaliaj - 40 ditë i përjashtuar

15.Ramadan Lika - 40 ditë i përjashtuar

16.Asllan Dogjani - 40 ditë i përjashtuar

17.Qani Xhafa - 40 ditë i përjashtuar

18.Flamur Hoxha - 40 ditë i përjashtuar

19.Isuf Çela - 40 ditë i përjashtuar

20.Kastriot Piroli - 40 ditë i përjashtuar

21.Lodovik Hasani - 40 ditë i përjashtuar

22.Kasem Mahmutaj- 40 ditë i përjashtuar

23.Edmond Spaho - 40 ditë i përjashtuar

24.Dashnor Sula - 40 ditë i përjashtuar

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI