Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

REL: Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit të Shqipërisë

Lapsi.al 3 October 2024
REL: Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit

Paraditen e 3 tetorit para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u regjistruan momente tensioni. Deputetët e Partisë Demokratike në opozitë vendosën para Kuvendit katër manekinë me me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit, njëherësh ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllezërve të tyre, Osli Rama dhe Agron Xhafaj, të cilët opozita i akuzon për përfshirje kriminale.

Më pas, deputetët e opozitës hodhën benzinë dhe u vunë flakën katër manekinëve, që i kishin veshur me "uniforma burgu". Punonjësit zjarrfikës ndërhynë duke shuar zjarrin. Ndërkaq, në pritje të nisjes së seancës plenare, punonjësit e Gardës së Republikës mbyllën dyert për 24 deputetët e opozitës të përjashtuar përkohësisht nga punimet plenare. Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë vendosi të mërkurën përjashtimin përkohësisht për 24 deputetë të opozitës nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak se dogjën karrige para ndërtesës së institucionit tri ditë më parë.

Sekretariati vendosi - që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati - të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili. Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat.

Vendim ka hyrë në fuqi të enjten, kur Kuvendi duhej të zhvillonte seancën e radhës. Deputetët e opozitës u përpoqën të kalonin kordonin e sigurisë dhe kishte edhe konfrontime fizike, por nuk u lejuan të hynin në sallë. Disa deputetë demokratë nuk lejuan as ministrin e Financave, Petrit Malaj, të hynte në sallën e Kuvendit. Për shkak të kësaj situate nuk morën dot pjesë në punimet e Kuvendit as deputetët e opozitës, ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se nuk do të ketë zhvillim normal të seancave plenare.

"Ne do të veprojmë në raport me këtë godinë, me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër, ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin”, tha Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat shprehu mirënjohje për punonjësit e Gardës së Republikës dhe theksoi se në seancë duhet të ishin të pranishëm vetëm deputetët ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore nga Sekretariati i Etikës. Seanca zgjati rreth 30 minuta, dhe në sallë ishin vetëm deputetët e shumicës, të cilët votuan vetëm një prej dy projektligjeve në rendin e ditës.

Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ata po ashtu kërkuan një Qeveri teknike, që pas tyre, do ta çonte vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI