Flash

Shpërdorim detyre dhe përfshirje në aktivitetin e drøgës, pezullohen dy policë

Lapsi.al 2 October 2024
Shpërdorim detyre dhe përfshirje në aktivitetin e

Dy efektivë të policisë në Berat dhe Fier u morën nën hetim nga Prokuroria për akuzën e shitjes së drogës dhe shpërdorimit të detyrës në ndërtimet e paligjshme, kurse AMP ekzekutoi masat e dhëna nga gjykatat respektive.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi sot se zbatoi urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Po kështu u ekzekutua edhe masa e sigurimit personal e caktuar nga Gjykata e Beratit, “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë ndihmës specialist i policimit në Komunitet, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

“Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme”, njoftoi AMP.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.7 lekë dhe do shitet me 90 l...

08:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI