Flash

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pa opozitën, mazhoranca miraton dokumentin për Integrimin

Lapsi.al 2 October 2024
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pa opozitën, mazhoranca

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian. Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës.

Nga ana tjetër, me anë të një njoftimi, grupi parlamentar i Partisë Socialiste tha se do të mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në hapje të seancës plenare të ditës së hënë, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe i vuri flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.7 lekë dhe do shitet me 90 l...

08:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI