Flash

Kapen 202 kg køkainë në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë të arrestuar

Lapsi.al 2 October 2024
Kapen 202 kg køkainë në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë

Policia italiane finalizoi dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 202 kilogramë kokainë, si dhe në arrestimin e 3 shqiptarëve të dyshuar si posedues apo korrierë të saj.

Nga një vlerësim i parë i përafërt, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro. Mes sekuestrimeve të kryera janë edhe një shumë valute në 80 mijë euro cash, nga të cilat 18 mijë rezultuan se ishin të falsifikuara.

Ka dyshime se grupi ose paguante blerjen e mallit me para të falsifikuara një pjesë, ose paguhej nga blerësit me prerje të tilla, duke i manipuluar.

Goditjet u bënë në rajonet e Monza dhe Brianza, teksa lënda narkotike u zbulua e sistemuar në 4 makina, që ishin parkuar në zonën e varrezave. Policia e konfirmoi për mediat ditën e djeshme, por kontrollet nisën prej të premtes.

Mediat e vendit fqinj e cilësuan një sekuestrim rekord për zonën në fjalë, duke sqaruar se aksioni i parë u krye në varrezat komunale të Agratit, ku u gjetën 3 prej makinave të parkuara me 142 kg kokainë brenda, e poseduar nga dy prej shqiptarëve dhe e fundit në një tjetër zonë aty pranë, që mbartte 60 kg kokainë të tjera, që drejtohej nga një shqiptar i tretë.

Të dyshuarit janë të moshave 37-44 vjeç, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira një garazh dhe me sa duket një apartament në një ndërtesë në “Via Ghiringhella”, një lagje rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni, ku tre patrulla karabinierësh kryen disa kontrolle edhe fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, karabinierët e Milanos thanë se pas aksionit të parë kanë vijuar arrestimin e një personi të tretë, gjithashtu shqiptar, në bordin e një makine me targa angleze, së cilës dy të parët i kishin dorëzuar pjesën e ngarkesës me 60 kg kokainë. Si pjesë e të njëjtit operacion, u bënë kontrolle në një numër të madh apartamentesh të marra me qira në komunat Agrate dhe Milano.

Brenda tyre u gjetën dhe sekuestruan mjete dhe pajisje si: makina për numërimin e kartëmonedhave, dy makina paketimi me vakum dhe një çantë që përmbante qindra kartëmonedha të falsifikuara, si dhe ekuivalentin e gati 80 mijë euro cash, në para të gatshme dhe prerje të ndryshme, ku rezulton se 18000 euro ishin të falsifikuara.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.7 lekë dhe do shitet me 90 l...

08:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI