Flash

Kallëzimi për shantazh/ Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

Lapsi.al 2 October 2024
Kallëzimi për shantazh/ Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është paraqitur pasditën e sotme Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Bardhi në SPAK ka shkuar për të dhënë detaje pas kallëzimit që bëri se e kanë kërcënuar me anë të mesazheve në aplikacionin 'Signal'.

Kreu i grupit demokrat është kërcënuar nga mesazhe anonime në aplikacionin 'Signal'. Në mesazhe, shkruheshin emrat e Ervis Martinajt dhe të Erigers Mihasit, me shkrimin 'Të jesh mirë'. Bardhi i ka kërkuar SPAK-ut që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar.

Të këshilluara

G7-a mblidhet pas krizave në Lindjen e Mesme

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të mbajë takim virtual me liderët e G7-s më vonë të mërkurën (sot) për t’i diskutuar krizat në Lindjen e Mesme, ka thën...

13:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI