Flash

Turizmi dhe vapa “shtojnë” aksidentet, rriten me 48% në muajin gusht

Lapsi.al 1 October 2024
Turizmi dhe vapa “shtojnë” aksidentet, rriten me 48% në

Shtimi i trafikut në muajin gusht duket se ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në muajin Gusht 2024 numërohen 173 aksidente rrugore. Në krahasim me gushtin e një viti më parë, kur u shënuan 117 aksidente, numri i tyre u rrit me 48%.

Krahas aksidenteve është shtuar dhe numri i të dëmtuarve në to. Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), me një rritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (INSTAT njofton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).

Për 8 mujorin janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore. Nga këto aksidente janë dëmtuar gjithsej gati 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Gjatë këtij tetëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Gusht 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 22,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 8,1 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 22,5 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Këtë të martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët. Pritet të ketë vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të...

07:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI