Flash

U shpall terrorist nga SHBA në vitin 2017, betohet lideri i ri i Hezbollahut, kushëri i Nasrallah

Lapsi.al 30 September 2024
U shpall terrorist nga SHBA në vitin 2017, betohet lideri i ri i

Mes një sërë sulmesh dhe me humbje të konsiderueshme në radhët e zyrtarëve të lartë, lideri i ri i Hezbollahut është betuar. Ky është kushëriri i Hassan Nasrallah, Hashem Safdin. Djali i tij është i martuar me vajzën e ish-udhëheqësit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, i cili u vra në një sulm të urdhëruar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Safdini është gjithashtu një klerik, i veshur me çallmën e zezë që sugjeron prejardhjen nga profeti i Islamit Muhamed, dhe një armik i betuar i Izraelit. Ai ka shërbyer më parë si kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut. Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë terrorist në vitin 2017. Qershorin e kaluar pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI