Flash

Salianji reagon nga qelia, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën

Lapsi.al 30 September 2024
Salianji reagon nga qelia, bën thirrje për pjesëmarrje në

Demokrati Ervin Salianji, nga qelia, ka publikuar një foto të tij mes kanabisit në rrjetin social Facebook nga koha, kur “Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut”.

Salianji shprehet se “ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor” dhe se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, “pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot”.

Demokrati u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit duke theksuar “mos ulni kokën, mos pranoni të keqen”.

“Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut! Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!

Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen!

#Bashkohunëprotestë #7Tetor ✌️??”, shkruan Salianji.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI