Flash

Kurti me emigrantët në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi thënë sakrifikoni, tani ju themi investoni

Lapsi.al 30 September 2024
Kurti me emigrantët në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me emigrantë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën se Kurti i ka ftuar emigrantët të investojnë në Kosovë për të fituar.

“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur për zhvillimin ekonomik në Kosovë, sundimin e ligjit dhe progresin demokratik si karakteristika që kanë përshkruar Qeverinë e Kosovës.

“Veçoi mbështetjen për gratë dhe vajzat, si në edukim ashtu edhe në punësim dhe rritje të bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë, ndërsa potencoi se është rritur buxheti i shtetit dhe është investuar në fushat e sektorët kyç si mbrojtje, arsim, edukim, shëndetësi, bujqësi e energji. Ai i njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik. Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor”, thuhet në njofim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI