Flash

Erdogan: Nëse Izraeli s’ndalet, OKB-ja duhet të rekomandojë përdorimin e forcës

Lapsi.al 30 September 2024
Erdogan: Nëse Izraeli s’ndalet, OKB-ja duhet të rekomandojë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të rekomandojë përdorimin e forcës, në përputhje me një rezolutë të miratuar në vitin 1950, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të zbatojë me shpejtësi autoritetin për të rekomanduar përdorimin e forcës, siç bëri me rezolutën e vitit 1950 Bashkimi për Paqe, nëse Këshilli i Sigurimit nuk mund të tregojë vullnetin e nevojshëm”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në Ankara.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve muslimane që të ndërmarrin hapa ekonomikë, diplomatikë dhe politikë kundër Izraelit për t’i bërë presion atij që të pranojë një armëpushim dhe shtoi se sulmet e Izraelit do t’i shënjestrojnë edhe ata nëse nuk ndalet së shpejti.

Erdogan tha gjithashtu se ishte i trishtuar kur sheh vendet muslimane që dështojnë të marrin një qëndrim më aktiv kundër Izraelit, duke u kërkuar atyre të marrin masa ekonomike, diplomatike dhe politike kundër Izraelit për t'i bërë presion atij që të pranojë një armëpushim.

“Për paqen e të gjithëve në rajonin tonë, nga myslimanët te hebrenjtë tek të krishterët, ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe botës myslimane të mobilizohen”, tha Erdogan, duke shtuar se sulmet e Izraelit do të synonin edhe vendet myslimane nëse nuk ndalet së shpejti.

Të këshilluara

Spanjë, mbytet anija me dhjetëra emigrantë

Një varkë me emigrantë u përmbys në Ishujt Kanarie të Spanjës gjatë natës, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke lënë 48 të tjerë të zhdukur. Autoritet...

21:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI