Flash

Dy vëllezërit dhunojnë efektivin e "Shqiponjave" brenda komisariatit në Shkodër

Lapsi.al 30 September 2024
Dy vëllezërit dhunojnë efektivin e "Shqiponjave" brenda

Dy vëllezërit Marjan Doçi dhe Mateo Doçi kanë goditur me grushte një efektiv të forcave “Shqiponja” brenda mjediseve të policisë së Shkodrës. Mësohet se vëllezërit Doçi janë futur me forca brenda oborrit të komisariatit të policisë dhe aty kanë goditur efektivin.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur pasi policia ka ndalur në rrugë një automjet për kontroll rreth orës 14:00 të ditën së djeshme, por dy personat që ndodheshin brenda kanë kundështuar forcat “Shqiponja” duke mos iu bindur dhe më pas janë shoqëruar në komisariat.

Pas këtij shoqërimi në mjediset e policisë kanë mbërritur vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi duke qenë se makina e ndaluar ishte e tyre. Ata janë njoftuar nga dy personat që ndodheshin në automjet për ndalimin nga ana e policisë.

Bëhet me dije se dy vëllezërit kanë kërkuar që automjeti të nxirret me forcë nga mjediset e komisariatit dhe aty janë konfliktuar edhe me një efektiv duke e goditur. Pas kësaj ngjarjeje, dy vëllezërit Doçi janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”. Nën hetim është dhe një 19-vjeçar me iniciale E. L., drejtues i mjetit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI