Flash

Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë

Lapsi.al 29 September 2024
Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që

Ditën e sotme, anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Kamëz, zgjedhin drejtuesin e degës, ndërsa në garë janë Alfred Halilaj, Artan Kukeli dhe Petrit Doda. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se riorganizimi i degës Kamëz do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve.

"Sot janë zgjedhjet në degën Kamzë ku kandidojnë tre personalitete të nderuara si Zoti Alfred Halilaj, Zoti Artan Kukeli dhe Zoti Petrit Doda për kryetar të kësaj dege", shkruan Balliu.

Rezultati i zgjedhjeve për kreun e degës së PD-së, pritet të publikohet në orët e mbrëmjes, ndërsa Kamza është një nga degët që hyri në proces riorganizimi pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Të këshilluara

Uragani Helene, dhjetra viktima në SHBA

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA. Në Karolinën e Veriut, më sh...

09:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI