Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vokshi në PPE: Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë

Lapsi.al 29 September 2024
Vokshi në PPE: Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka marrë pjesë në diskutimet e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane, të mbajtura në Marakesh të Marokut. Si kryetare e Gruas së Partisë Demokratike dhe si Zëvendëspresidente e EPP Women, deputetja Albana Vokshi tha se në Shqipëri janë tre të burgosur politik, Sali Berisha, Fredi Beleri dhe së fundmi Ervin Salianji.

Ajo ka shtuar se Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë.

“Në Shqipëri, një person i vetëm, kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij dhe përdor Parlamentin, drejtësinë, mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal. Sot rendi kushtetues ka rënë. Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë. Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri.

Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm.

Vëllai i kryeministrit është aktualisht në hetim për dyshimet në lidhje me një grup tjetër ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe mesazhi për burgosjen e kolegut tonë është mesazh për të gjithë opozitën: të mbyllim gojën. Sot kemi tre të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës. Nesër mund të jem dhe unë dhe çdo koleg tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist”, tha Vokshi.

Të këshilluara

Uragani Helene, dhjetra viktima në SHBA

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA. Në Karolinën e Veriut, më sh...

09:12

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI