Flash

Iu gjet kanabis dhe 16 mijë paund në banesë, dënohen me 1 vit e 2 muaj burg dy shqiptarët në Britani

Lapsi.al 29 September 2024
Iu gjet kanabis dhe 16 mijë paund në banesë, dënohen me 1

Dy shqiptarë në Britani janë dënuar me 14 muaj burg në total, pasi policia gjeti një sasi kanabisi dhe një shumë prej 16 mijë paund në banesën ku ata u kapën gjatë një operacioni në Frankland Place në Chapeltown. Bëhet me dije se të dënuarit janë Ardit Brahushi dhe Ricard Telo.

Gjithashtu mësohet se një ekip policor kishte shkuar në banesën ku jetonte Brahushi, i cili kërkohej nga zyra e emigracionit. Aksioni u zhvillua në muajin mars ku policët kanë trokitur në derë dhe u është shfaqur Ricard Telo. Ky i fundit i ka kërkuar pak kohë policisë sa të vishej, ndërsa një tjetër person u përpoq të ikte nga prona, nga pjesa e pasme, por u ndalua.

Pas një kontrolli rutinë, policia gjeti në banesë 16,020 paund në një çantë shpine në dhomën e gjumit të Brahushit. Në gardërobën e dhomës së gjumit të Telos ishin fshehur 999 gramë kanabis në një qese. Telo kishte 130 paund cash me vete, ndërsa Brahushi 500 paund në portofol. Mes tyre kishin edhe disa celularë. Ekspertët thanë se kanabisi kishte një vlerë në treg deri në 6,000 paund me shumicë dhe 10,000 £ nëse shitej në rrugë.

Telo, 34-vjeç, pa adresë fikse, më vonë pranoi akuzën për tregtimin e kanabisit. Brahushi, 30-vjeç, banues në Goodman Street, Leeds, pranoi posedimin e pasurisë kriminale. Gjykatësi burgosi ​​Brahushin me tetë muaj dhe Telon me gjashtë muaj.

Të këshilluara

Uragani Helene, dhjetra viktima në SHBA

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA. Në Karolinën e Veriut, më sh...

09:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI