Flash

Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike

Lapsi.al 29 September 2024
Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon

Austriakë kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta zgjedhur Parlamentin e ri, ku partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), synon ta korrë fitoren e parë në zgjedhje të përgjithshme në një garë të ngushtë me partinë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake. Fushatë zgjedhore u mbizotërua nga shqetësimet e votuesve për ekonominë dhe emigracionin.

FPO-ja kryesoi me muaj të tërë në sondazhet publike, por epërsia e saj ndaj partisë konservatore (OVP) është tkurrur pothuajse plotësisht, pasi kancelari Karl Nehammer e paraqiti veten si burrështetas dhe e përshkroi rivalin e vet, liderin e FPO-së Herbert Kickl, si një njeri të rrezikshëm dhe toksik.

Kushdo që i fiton këto zgjedhje nuk do të arrijë ta fitojë edhe shumicën në Parlament, sipas sondazheve, por do ta gëzojë të drejtën për ta udhëhequr koalicionin qeveritar. Qendrat e para të votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00. Rezultatet preliminare pritet të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së votimit.

“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.

“Nëse ndodh kjo, atëherë më duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të jetë krejtësisht tjetër. Kickl ka thënë shpesh se [kryeministri i Hungarisë] Viktor Orban është shembull për t’u ndjekur për të dhe ai do ta mbajë këtë qëndrim”, shtoi ajo.

Fitorja e FPO-së do ta bënte Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania. FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.

Ajo e mposhti OVP-në për më pak se një për qind në zgjedhjet për Parlament Evropian në Austri qershorin e kaluar. OVP-ja, e cila sikurse FPO-ja mbështet rregulla më të ashpra për emigrantët, është partia e vetme e hapur për koalicion me partinë e së djathtës ekstreme. Megjithatë, Nehammer thotë se partia e tij nuk do t’i bashkohet një qeverie pjesë e së cilës është edhe Kickl./REL

Të këshilluara

Uragani Helene, dhjetra viktima në SHBA

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA. Në Karolinën e Veriut, më sh...

09:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI