Flash

Shpërndanin lëndë narkotike në Lushnjë, arrestohen 2 persona

Lapsi.al 28 September 2024
Shpërndanin lëndë narkotike në Lushnjë, arrestohen 2

Arrestohen në flagrancë për shpërndarje të kanabisit dhe heroinës 27-vjecari H. K, dhe 46-vjecari me inicialet K.K, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesës janë sekuestruar doza të lëndëvë narkotike, një shumë parash si dhe 4 aparate celulare ku në njërin prej tyre janë gjendur dhe foto të biletave të basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Vijon megaoperacioni i koduar “Tempulli”.

Shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, nga kontrollet e vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur 2 raste.

Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit H. K., 27 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik dhe i banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe heroinë.

Nga kontrolli në aparatët celular të shtetasve të mësipërm, shtetasit K. K., iu gjetën në aparatin celular foto të biletave të basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 aparatë celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

I shoqëruar nga tre automjete, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur pak minuta më parë në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin. Më herët sot, Salianji u vetë...

20:18

Ervin Salianji niset drejt burgut të Fierit

Deputeti Ervin Salianji do të transferohet në burgun e Fierit, ku do të kryejë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, me 1 vit heqje lirie. Kjo u bë e ditur nga...

19:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI