Flash

Harris zgjeron avantazhin kundrejt Trump, priten surpriza dhe rezultate jashtë parashikimeve

Lapsi.al 28 September 2024
Harris zgjeron avantazhin kundrejt Trump, priten surpriza dhe rezultate

Ndërsa fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA me gjasë do të vuloset prej shteteve të lëkundura, rezultatet e sondazheve kombëtare janë domethënëse dhe tregojnë qartë se Kamala Harris ka zgjeruar avantazhin e saj kundrejt ish-presidentit Donald Trump, pavarësisht se në shumicën prej shteteve gara vijon të mbetet e nxehtë.

Sipas sondazheve të kryera në një periudhë 10-ditore, “The Guardian” tregon se kandidatja Harris, përfaqësuese e demokratëve, ka marrë 48.2% të votave, ndërsa kandidati republikan Trump, 44.4%.

Ky rezultat është më i lartë se ai i një jave më parë. Epërsia e Harris në sondazhet kombëtare pavarësisht rritjes me diferenca të vogla, mund të jetë gjithsesi domethënëse.

Sondazhet sinjalizojnë se Harris ka të ngjarë të fitojë votën popullore. Kandidatët demokratë e kanë bërë këtë në pesë nga gjashtë zgjedhjet e fundit presidenciale në shekullin e 21-të, megjithatë republikanët kanë arritur të dalin të fituar në dy gara.

E para ishte në vitin 2000, kur Xhorxh W Bush mposhti Al Gore - pavarësisht se kishte rreth 540,000 vota më pak në votimin mbarëkombëtar. Ai arriti të fitonte pas një beteje gjyqësore që u bë për fituesin në Florida, ku mijëra fletë votimi ishin vënë në diskutim.

Fitorja tjetër ishte ajo e Trump në vitin 2016, pavarësisht se numëronte rreth 2.7 milionë vota më pak se Hillary Clinton në të gjithë vendin. Shumë demokratë i druhen përsëritjes së një skenari të tillë.

Mbështetur në sondazhet kombëtare, Harry Enten, analist i të dhënave në CNN, sheh një perspektivë më fatlume për Harrisin. Edhe pse sondazhi i fundit i rrjetit të tij i dha asaj vetëm një avantazh të ngushtë prej 1 pike, Enten deklaroi se sondazhet e tjera pasqyronin një epërsi më të madhe, disa deri në gjashtë pikë.

“Nëse rezultati final i ngjan sondazhit të CNN me një pikë avantazh prej Harrisit, mendoj se Donald Trump do të favorizohej në kolegjin elektoral. Harris do të kishte vetëm 33% shanse për të fituar", tha ai. “Por nëse rezultati është më i përafërt me mesataren e sondazheve, ku diferenca shkon plus 2 ose 3 pikë, atëherë Harris është pak më favorite në kolegjin zgjedhor”.

Nisur prej rezultateve të së shkuarës, analistët besoj se republikanët kanë një avantazh të natyrshëm në kolegjin elektoral, që do të thotë se një kandidat demokrat duhet të fitojë votat popullore me një diferencë të konsiderueshme për të siguruar 270 votat elektorale të domosdoshme për fitoren.

Nate Cohn, analist kryesor i sondazheve të New York Times e hodhi poshtë këtë arsyetim.

Sipas një sondazhi të New York Times/Siena, Harris dhe Trump barazuan në nivel kombëtar me 47% – ndërsa kandidatja demokrate kryeson me katër pike në Pensilvani, i cili është nga shtetet më të lëkundura në votime.

Cohn mendon se Trump nuk gëzon avantazhin e mëparshëm në kolegjin zgjedhor dhe se rezultatet e garës këtë herë mund t’i tejkalojnë paradigmat e dikurshme.

Sipas tij, Harrisit nuk do t’i duhet domosdoshmërisht vota popullore për të fituar. Ndërsa Harris po ruan një epërsi të ngushtë në shtete si Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin, Trump ka patur rezultate më të mira se vite më parë në shtete ku shanset janë të ulëta për të fituar.

Kanë mbetur pak më shumë se pesë javë nga dita e votimit dhe nuk dihet me siguri nëse të tilla parashikime do të dalin edhe në fund, por në to shihet qartë skenari ku fituesi mund të jetë ai i cili gëzon edhe votën popullore, ashtu siç supozohet që një rezultat demokratik të jetë.

©Lapsi.al

Përkthyer nga "The Guardian"

Të këshilluara

Izraeli i ‘hedh dorashkën’ Iranit

Nga Frank Gardner, BBC Goditja e liderit të Hezbollahut nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) është një përshkallëzim masiv dhe përbën një provokim të mad...

13:52

Britani, 37 të burgosur lirohen gabimisht

37 të burgosur u liruan gabimisht sipas një skeme të lirimit të parakohshëm të prezantuar nga qeveria britanike për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Angli ...

12:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI