Flash

'Betejë pa kthim'/ Berisha: 6 tetori është dita e qytetarëve kundër hajdutëve

Lapsi.al 28 September 2024
'Betejë pa kthim'/ Berisha: 6 tetori është dita e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve ka akuzuar Xhorxh dhe Aleksis Soros si padronët e Ramës dhe Veliajt. Nisur nga një foto e publikuar nga ky i fundit në Nju Jork, Berisha akuzoi djalin e Sorosit, Aleksis, si mbrojtës të vjedhjeve, krimit dhe drogës në Shqipëri.

Lideri demokrat u shpreh se, do ti shpallë non grata Xhorxh dhe Aleksis Soros. Berisha u shpreh se 6 tetori është dita e qytetarëve kundër hajdutëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

"Gjithçka u provua. U faktua se vëllazëria Xhafa, vëllazëria krimit, vazhdonte trafiqet për llogari të Olsit dhe të Edi Ramës. Ç’është ky tërbim? Ç’është kjo shfryrje nga salla e OKB-së, kjo urrejtje ndaj Ervin Salianjit?

Edi Rama është aksioner në vëllazërinë Xhafaj. Jo vetëm kaq, por Edi Rama është vëllazëri, është bosi i Edi Ramës i faktuar me dokumente si eksponent kryesor i klanit të Xibrakës. Edi Rama e ka të qartë se Geronin e tij, apo kriminelin Olsi e pret fati i njëjtë me Agronin e Fatmirit.

Prandaj vrapon si skizoid, si njeri që nuk nder as moral, që shfryn duf dhe urrejtje ndaj një të riu të pafajshëm, ndaj një të riu guximtar që bëri detyrën para qytetarëve të vet, bëri detyrën para vendit te vet, para komunitetit ndërkombëtar.

Edi Rama festoi mbrëmë, vëllazëria Rama, vëllazëria Xhafaj, këta kriminelë ishin në ekstazë, por të zotohemi ne, të zotohemi ne, të ua shndërrojmë ekstazën në zi kriminelëve.

Tu japim përgjigjen që meriton, ndaj dhe të ngrihemi; o sot, o kurrë, në këtë betejë kundër vëllazërive të krimit Rama-Xhafa, kundër vëllazërive të drogës, Rama-Xhafa, drejtësisë së tyre, kundër kryepadrinos, armikut të egër të shqiptarëve, Aleksis Soros, Xhoroxh Soros.

Të shpallim Sorosin, non grata, non grata, non grata. Sot Erion Veliaj, autori i vjedhjes së inceneratorit të Tiranës, për të cilin taksapaguesit kanë paguar 130 mln euro të vjedhura nga Rama dhe Veliaj, boton foton në Nju Jork me vëllaun e tij Aleksis. Miqtë e mi, ky është një poshtërim për çdo shqiptar të vërtetë.

Aleksis Soros mbron këtu krimet, mbron drogën, mbron vjedhjen e shqiptarëve. Ky është një akt poshtërues për çdo shqiptar, ky akt që dëshmon edhe njëherë; të marrim fatin tonë, në duart tona.

Të ngrihemi në betejë pa kthim.

6 tetori po vjen. 6 tetori është dita e vegjëlisë kundër tiranisë.

Është dita e qytetarëve kundër hajdutëve.

Është dita e demokratëve kundër geronëve.

Është dita në të cilën ne, nisim betejën pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Është dita që nisim marshin drejt fitores.

Është dita që ecim drejt shpresës, të ardhmes dhe historisë.

Të këshilluara

Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

I shoqëruar nga tre automjete, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur pak minuta më parë në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin. Më herët sot, Salianji u vetë...

20:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI