Flash

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës, Salianji: Do çmontojmë banditët, dita e demokratëve do të vijë

Lapsi.al 27 September 2024
Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës, Salianji: Do

Deputeti i PD Ervin Salianji ka mbërritur te Drejtoria e Policisë së Tiranës ku është dorëzuar për të vuajtur dënimin politik të dhënë nga Gjykata e Apelit, duke e lënë në burg për 1 vit, pasi denoncoi publikisht si narkotrafikant të dënuar në Itali, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit.

“Rama ik, poshtë diktatura” ishin thirrjet e të pranishmëve, teksa Salianji tha përpara tyre se shumë shpejt edhe dita e demokratëve do të vijë.

‘Është një betëjë që nuk përfudon, asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Qytetarët që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë’, u shpreh Salianji përpara mbështetësve.

Salianji i bëri thirrje mbështetësve dhe theksoi se ‘PD do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë’.

Salianji: Është një betëjë që nuk përfudon, asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballjen me regjimin gjithsecili merr kostot e veta. Unë e di që shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu kanë vuajtur represionin e qeverisë. Vuajnë në mënyrë të përditshme goditjen nëpërmjet institucioneve, vjedhjeve, tatimeve, doganëve, policisë. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI