Flash

U kthye nga leja e lindjes, nuk e gjen më vendin e punës në shtet, sipërmarrësja: I kam hedhur në gjyq

Lapsi.al 27 September 2024
U kthye nga leja e lindjes, nuk e gjen më vendin e punës në

Vendimi për t’u bërë nënë është një nga më të rëndësishmit dhe më të bukurit për një grua, por për të gjitha ato gra që janë në marrëdhënie pune, lindin edhe pikëpyetje para dhe pas lejës së lindjes. Leja e lindjes i vendos nënat e reja përballë dilemave nëse do ta kenë vendin e punës kur të rikthehen apo do të kenë një "ndalesë" në karrierë.

Artenisa Ozaj ndan në programin “Rudina” në Tv Klan përvojën e saj. Ajo shprehet se e ka ndier dëmtimin pas rikthimit sepse ishte zëvendësuar në pozicionin e saj në sektorin shtetëror. Për këtë arsye, sipërmarrësja ka nisur një proces gjyqësor.

Artenisa Ozaj: Në fakt, unë në atë periudhë kam punuar në një punë shteti dhe kur u riktheva, nuk e gjeta më vendin e punës, për hir të së vërtetës.

Rudina Magjistari: Kur u riktheve pas lejes së lindjes?

Artenisa Ozaj: Ekzakt. Nuk e rigjeta më.

Anxhela Peza: Kishe ndenjur shumë?

Artenisa Ozaj: Jo, nuk kisha ndenjur shumë, një vit, thjesht ishte zëvendësuar me dikë tjetër dhe nuk mund të vish më. Sigurisht që unë sot që flasim jam në gjyq, madje do të marr avokaten.

Rudina Magjistari: Vërtet?

Artenisa Ozaj: Po, po. Jam akoma në gjyq sepse jo vetëm që nuk gjeta vendin që duhet të shkoja, por edhe më transferuan që me ligj nuk lejohet të transferohet. Sa kilometra larg është, avokate?

Nexhi Beqiri: Nuk e kam parasysh sa…

Artenisa Ozaj: Është një kaq kilometra që…

Rudina Magjistari: Në mënyrë që ti të tërhiqesh në njëfarë mënyre vetë dhe të mos shkosh.

Artenisa Ozaj: Ekzakt. Por që unë nuk bëra as dorëheqje, thjesht pranova që ata të më çonin diku tjetër dhe unë pastaj i hodha në gjyq sepse ekziston edhe kështu.

Të këshilluara

Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

I shoqëruar nga tre automjete, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur pak minuta më parë në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin. Më herët sot, Salianji u vetë...

20:18

Ervin Salianji niset drejt burgut të Fierit

Deputeti Ervin Salianji do të transferohet në burgun e Fierit, ku do të kryejë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, me 1 vit heqje lirie. Kjo u bë e ditur nga...

19:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI