Flash

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg/ Gjykata e Apelit sqaron si u mor vendimi për deputetin demokrat

Lapsi.al 27 September 2024
Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg/ Gjykata e Apelit sqaron si u mor

Gjykata e Apelit me një sqarim të shkurtër ka deklaruar se vendimi për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji është marrë në unanimitet.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marre ne unanimitet”, thuhet në sqarim.

Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.

Teksa këtë të premte pritet arrestimi i deputet te PD Ervin Salianjit pas vendimit te Gjykatës se Apelit, ky i fundit shkoi ne selinë e PD-së, teksa është ne një mbledhje pune me kreun e grupit parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkajm shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për te kallëzuar në SPAK, ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pas vendimit, Salianji foli për mediat për një vendim politik, ndërsa u shprehe se do të bëjë fushatë edhe nga burgu.

“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.2 lekë dhe do shitet me 89.1...

08:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI