Flash

Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK, pyetet për dosjen "Toyota Yaris"

Lapsi.al 27 September 2024
Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK, pyetet për

Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK. Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. Ai është parë ditën e sotme në orën 08:54 në ambientet e SPAK, ndërsa shihet teksa dorëzon sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë.

Mësohet se Valikaj po jep aktualisht deklarime për dosjen 'Toyota Yaris. Më tej bëhet me dije se deri tani janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë, lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vetingut. Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.2 lekë dhe do shitet me 89.1...

08:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI